11:51 / 19.10.2020
Ambasada amerikane uron Shqipërinë për rregulloren për siguri kibernetike
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar Entin Rregullator të Energjisë për miratimin e rregullores së parë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë.
Në shkrimin e Ambasadës thuhet se Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropën Juglindore që miraton këtë rregullore të re.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përgëzon Enti Rregullator i Energjisë për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.























