​Vazhdojnë problemet me lëndime te Liverpooli

​Vazhdojnë problemet me lëndime te Liverpooli

​Vazhdojnë problemet me lëndime te Liverpooli

Joel Matip është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Ajax, raporton Goal.

Mbrojtësi nga Kameruni bëri rikthimin e tij në derbin e Merseyside të shtunën, pasi kishte humbur fillimin e sezonit për shkak të problemit me muskulin e këmbës së majtë.

Ai përfundoi 90 minuta lojë, dhe ishte hera e parë që e bëri këtë në një nivel konkurrues që nga tetori 2019, por Goal ka konfirmuar se ai u ankua për disa shqetësime pas lojës dhe më pas u dërgua për një skanim nga stafi mjekësor i klubit.

Lajmi i mirë është se nuk u zbulua ndonjë lëndim serioz, por Liverpooli do të vendosë me kujdes duke ditur historinë e lëndimeve të Matip dhe mund të zgjedhë ta lë jashtë përballjes me Ajaxin të mërkurën mbrëma.

Këtë vikend Liverpooli mori lajmin nga stafi mjekësor për Van Dijk ku edhe e konfirmuan se lojtari do ta humbasë të gjithë sezonin pas dëmtimit të ligamenteve në një duel të tmerrshëm me portierin e Evertonit.

Liverpool shpreson që Matip të qëndrojë në formë të mirë fizike dhe shëndetësore pasi janë në krizë të madhe me lëndimet që disa nga lojtarët kyç të ekipit kanë për momentin.