Koeman: Messi madhështor, mund të përmirësohet akoma

Koeman: Messi madhështor, mund të përmirësohet akoma

Barcelona nis nesër në mbrëmje rrugëtimin e këtij sezoni në Champions League. Ekipi katalanas pret Ferencvarosin e Myrto Uzunit në “Camp Nou” të martën, teksa trajneri Roland Koeman ka prekur disa tema gjatë prononcimit të dhënë për sajtin zyrtar të UEFA-s.

“Gjithmonë sa kthehesha në Barcelonë më krijohej ndjesia sikur po vija në shtëpi. Nuk ka fjalë për qytetin, është gjithmonë fantastike të kthehesh këtu. Unë jam holandez, por realisht ndihem si holandezo-spanjoll, më saktë: holandezo-katalanas.

Kam luajtur dhe fituar me këtë ekip, jam i lumtur që po punoj edhe si trajner i skuadrës. Messi? U bënë rreth tre javë që po punoj me Leon, ai është një futbollist madhështor dhe profesionist. I ka lënë pas krahëve problemet e muajve të kaluar, tani mendon vetëm për të mirën e Barcelonës.