Haradinaj: Strukturat janë mobilizuar që programi të arrijë në çdo shtëpi
BKT
Lajme

Haradinaj: Strukturat janë mobilizuar që programi të arrijë në çdo shtëpi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, javën e ka nisur duke takuar strukturat e degëve të Vitisë, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Podujevës, Skenderajit dhe Fushë Kosovës.

Ai tha se strukturat janë mobilizuar që që programi dhe vizioni i Aleancës, të arrijë në çdo shtëpi.

‘Javën e nisëm me takime pune, me kolegët nga Vitia, Kaçaniku, Hani i Elezit, Skenderaj, Podujeva dhe Fushë Kosova. Strukturat janë mobilizuar që programi dhe vizioni i Aleancës, të arrijë në çdo shtëpi. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë një jetë të dinjitetshme. AAK-ja është përcaktuar që të ofrojë opsionin më të mirë të qeverisjes anekënd vendit’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Haradinaj edhe javën e kaluar ka zhvilluar takime të shumta, me degët e komunave të tjera.


MË SHUME NGA Lajme