​Koeman: Van Dijk arrogant, por tani është në mesin e më të mirëve në botë

​Koeman: Van Dijk arrogant, por tani është në mesin e më të mirëve në botë

Virgil van Dijk ka qenë dembel dhe arrogant në fushë, por tani është ndër mbrojtësit më të mirë në botë, sipas Ronald Koeman.

Koeman ishte trajner i Southamptonit kur Van Dijk erdhi në Premierë Ligë nga Celtic në vitin 2015 dhe ka punuar me të sa ishte duke kryer detyrën e trajnerit të Holandës.

Van Dijk u transferua te Liverpool në janar 2018 nga Southamptoni për një shumë rreth 75 milionë eurosh dhe që nga ajo kohë ka arritur në nivelet më të larta të karrierës duke mos u dribluar as edhe një herë nga një lojtarët tjetër që nga marsi 2018 deri në gusht të vitit të kaluar.

Koeman, i cili tani ka marrë drejtimin e Barcelonës, e ka lavdëruar futbollistin për largimin e veseve të këqija që i kishin rënë në sy sa ishte trajner i Southamptonit.

“Mendoj se ka qenë një periudhë e mrekullueshme puna me Van Dijk, sepse ai ishte një person i hapur dhe me vullnet që të mësojë nga gabimet e tij dhe nga të tjerët,” tha Koeman për UEFA.com.

“Ai duhej ta ndryshonte personalitetin pak pasi në disa raste ishte shumë dembel dhe arrogant në fushë. Ne kemi punuar së bashku, por meritat i ka ai. Pa dyshim që mund të them që ai është ndër mbrojtësit më të mirë në botën e futbollit,” shtoi ai.

Van Dijk pritet ta humbasë të gjithë edicionin 2020/21 pas një lëndimi në ndeshjen ndaj Evertonit.

Që nga koha kur ka nënshkruar me Liverpoolin, ai ka humbur vetëm një ndeshje, duke luajtur kështu të gjitha ndeshjet sezonin e kaluar ku edhe u shpall kampion i Premierë Ligës.