Tuchel: S`ka kohë për llafe, ta dëshmojmë se jemi të fortë

Tuchel: S`ka kohë për llafe, ta dëshmojmë se jemi të fortë

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, është ngacmuar në konferencën para ndeshjes me Manchester United për një temë delikate. 

A është ekipi aktual më i mirë se ai që vjet shkopi deri në finalen e Champions League? Gjermani e thotë hapur se vjet kishte ekip shumë të fortë dhe tani nuk mund të kthejë përgjigje.

“Nuk e di nëse PSG e këtij sezoni është më e fortë se vjet. Duhet ta provojmë atë në fushë, por do të jetë e vështirë. Ekipi i vitit të kaluar ishte shumë i fortë.

Çështja nuk është nëse jemi më të fortë ose jo, sepse Champions i vitit të kaluar ka mbaruar. Ne duhet të provojmë çfarë vlere kemi sot dhe vetëm në fund të sezonit mund t’i përgjigjemi kësaj pyetje.

Ne favoritë? Nuk ka rëndësi nëse them po ose jo. Tani jemi një ekip tjetër. Misioni im është të krijoj ambientin e duhur, një ekip të aftë për të luajtur së bashku. Nuk kemi kohë të pyesim vetëm nëse jemi më të fortë apo jo”, tha Tuchel.