09:26 / 20.10.2020
Era Istrefi shpërngulet në Mbretërinë e Bashkuar
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi e cila fitoi famë botërisht nga kënga “Bonbon”, tregon se është shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar.
Disa muaj më parë ajo erdhi me një sqarim për të gjithë fansat e saj që vunë në dyshim mungesën për një kohë të gjatë në rrjete sociale.
“Sapo mora leje qëndrimin GB” tha ajo për imazhin e publikuar.
Era nuk ka qenë aktive me projekte muzikore për shkak të disa problemeve ligjore me Sony Music dhe nuk dihet ende se kur do të jetë projekti i radhës, por që fansat e këngëtares po presin me durim.























