Dendias në Tiranë, PDIU protestë te Ministria e Jashtme

Dendias në Tiranë, PDIU protestë te Ministria e Jashtme

Ndërkohë që për 30 minuta pritet të mbërrijë në ambientet e Ministrisë së Jashtme ministri grek Nikos Dendias, përplasjet e para kanë nisur në zonë.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar PDIU ka nisur të protestojë. Ndërkohë që policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e lëvizjes VV në Tiranë, Bojken Abazi, si dhe një qytetar tjetër që mbante një pankartë “Çamëria është gjallë”.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sqaroi për mediat se Policia nuk ka dhënë leje për protestën dhe protestuesit e PDIU-së janë rrethuar nga forcat policore.

” Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek. Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni. Fatkeqësisht është i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem. Nuk e zgjodhëm ne që në kohë COVID-i të bëjmë protestë, por në kohë COVID-i Greqia në flet më duart e forta. Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk kemi dalë të fshihemi.”- tha Idrizi.

Dendias pritet të mbërrijë në MEPJ rreth orës 11:30. Në orën 12:15 ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:45 do të dalin në një deklaratë për median./TCH


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare