Jeff Bridges zbulon diagnozën e Limfomës, tha se sëmundja është serioze
BKT
Magazina

Jeff Bridges zbulon diagnozën e Limfomës, tha se sëmundja është serioze

Aktori zbulon diagnozën e Limfomës por thotë se sëmundja e tij serioze ’ka një prog prognozë të mirë’.

Jeff Brigdes zbuloi të hënën se ai është diagnostikuar me Limfoma por thotë se ai është ‘me fat’ pasi iu dha një prognozë ‘e mirë’ nga mjekët shkruan The Sun.

Ikona 70-vjeçare e Hollivudit pranoi se lloji i kancerit është serioz por është optimist pasi fillon trajtimin e tij me një ekip mjekësor “të shkëlqyeshëm”.

Jeff e bëri njoftimin në Twitter sot, duke filluar mesazhin në një shënim më të lehtë të karakterit të tij The Big Lebowski.

“Unë jam diagnostikuar me Limfoma. Megjithëse është një sëmundje serioze, ndihem me fat që kam një ekip të shkëlqyeshëm mjekësh dhe prognoza është e mirë”, shtoi ai.

“Unë jam duke filluar trajtimin dhe do t’ju mbaj të informuar për shërimin tim.


MË SHUME NGA Magazina