Arbëria fiton në Skenderaj, Besa-Llapi pa fitues

Arbëria fiton në Skenderaj, Besa-Llapi pa fitues

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbëria ka shënuar fitore në duel me Drenicën në stadiumin "Bajram Aliu", me rezultat 1:0.  Fituesi i kësaj ndeshje u vendos nga një autogol i Hamitit që në minutën e tetë të ndeshjes.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër i rëndësishëm Besa dhe Llapi barazuan me shifrat 2:2.  Llapi krijoi epërsi të dyfishtë brenda pjesës së parë me golat e realizuar nga Hoti dhe Ramadani, ndërsa Besa ia doli t’i barazonte shifrat me golat re realizuara në minutat 73’ dhe 90+.

Pas shtatë ndeshjeve, Arbëria pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, kurse Llapi në vendin e fundit, me vetëm dy pikë të mbledhura.