Rama e pret Dendias me flamurin kuqezi në kollare

Rama e pret Dendias me flamurin kuqezi në kollare

Rezultatet e vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, ishin një gjë dhe diçka tjetër ishin simbolikat e përdorura nga ana e palës shqiptare, e cila duket se kishte marrë masat për të tërhequr vëmendjen.

Edi Rama i njohur tashmë për stilin e tij dhe eksperimentimet me veshjen, këtë herë kishte guxuar pak më shumë. Për kollare, kishte dizenjuar flamurin kombëtar. Flamur mbi të cilin qëndronte edhe një yll i kuq me konture të verdha.

Një simbolikë ndoshta për ti kujtuar ministrit Dendias kohën e luftës së ftohtë dhe kohën e vendosjes së ligjit të luftës.

Por Rama nuk ishte i vetmi që përdori simbolikat.

Më herë ministri në detyrë Gent Cakaj gjatë takimit me Dendias, mbante të veshur një maskë, mbi të cilën ishin të shënuara gërmat R dhe K. Maskë kjo e cila i ishte dhuruar atij nga Robin Krasniqi, kampioni i botës në boks.

Por ndoshta ministri i jashtëm grek, nuk e njeh Robin Krasniqin dhe mund ta ketë deshifruar atë simbolikë, shumë thjesht: Republika e Kosovës./VP

 


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare