Mediat greke i bëjnë jehonë deklaratës Rama-Dendias për detin

Mediat greke i bëjnë jehonë deklaratës Rama-Dendias për detin

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Tiranë, ditën e sotme, ishte edhe në vëmendjen e shtypit grek.

“Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të referojnë mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë . Kjo u njoftua gjatë vizitës së Dendias në Tiranë nga Ministri i Jashtëm grek dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama”, e nis kështu artikullin gazeta greke “Protothema”.

“Sipas informacionit, përpara referimit përfundimtar të mosmarrëveshjes në caktimin e zonave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë, negociatat dypalëshe do të paraprijnë brenda një periudhe kohe të arsyeshme dhe të përcaktuar qartë, për shembull një ose dy vjet.

Në rast se, brenda kësaj periudhe, nuk arrihet asnjë marrëveshje midis Athinës dhe Tiranës, dmth në rast të një konvergjence pikëpamjesh, qeveritë greke dhe shqiptare kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet do të referohen në juridiksionin e gjykatës ndërkombëtare”, citon artikulli.

Më tej “Protothema” i ka kushtuar vëmendje edhe deklaratës së kryeministrit Rama gjatë konferencës për shtyp./abcnews

“Duke folur me ironi për kundërshtimin e vendit të tij, kryeministri shqiptar vuri në dukje se “disa që prisnin pushtimin nga Greqia do të zhgënjehen”. “Ne do t’i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare”, tha Edi Rama, duke iu referuar qëllimit të qeverive greke dhe shqiptare për të hequr ligjin e luftës”.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare