Shqipëri – Greqi, e rëndësishme zgjidhja e të gjitha çështjeve dypalëshe

Shqipëri – Greqi, e rëndësishme zgjidhja e të gjitha çështjeve dypalëshe

Përkundër klimës së tensionuar para selisë së Ministrisë së Jashtme shqiptare nga protesta e PDIU-së, që mbështetet nga komuniteti çam në Shqipëri, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, dhe homologu i tij grek, Nikos Dendias, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.

Në takim u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ndërsa janë vlerësuar domethënëse arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Zoti Cakaj shënoi me këtë rast në Facebook, se Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.
Dendias dhe Cakaj shprehën gatishmërinë sikurse u shprehën për të shtuar ritmin e punës së përbashkët e për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve ballkanike./RTSH


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare