Mustafa: Asnjë ndërhyrje në drejtësi s’e kam bërë kur kam fol për Rugovën

Mustafa: Asnjë ndërhyrje në drejtësi s’e kam bërë kur kam fol për Rugovën

Duke folur për konferencën e mbajtur pas arrestimit të kryetarit të Istogut, Haki Rugova, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në emisionin “Debat” të RTK-së ka mohuar që të ketë bërë ndërhyrje në drejtësi, ashtu siç u komentua në vend.

“Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në drejtësi, sepse unë nuk kam dhënë asnjë deklaratë derisa zoti Rugova ka dalë para gjyqtarit të rastit. Unë kam thënë se mbajtja e tij për 48 orë ka qenë kundërligjore, sepse ligji e përcakton këtë. Rugova nuk ka ikur nga Kosova, ai ka shkuar vet duke i plotësuar të gjitha kushtet. Nuk kishte nevojë që të thuhet se u burgos një kryetar i LDK-së”, ka thënë Mustafa.

 

Sipas tij, nëse procedurat gjyqësore nuk përfundojnë me kohë që këtë proces ta zbardhin që të shihet a është fajtor apo ajo, atëherë ne kemi arsye të mendojmë se kemi të bëjmë me proces politikë.

“Atëherë nëse kjo zgjatet dy a tri vjet atëherë është problem. Unë as asnjë kusht, e as një afat nuk ia kam vendosur prokurorisë as gjyqtarëve. Nuk e ndërroi deklaratën, sepse nuk e shoh që kam bërë ndërhyrje në drejtësi”, ka thënë Mustafa. /RTKLive/