Biden apo Trump, Mustafa flet për zgjedhjet presidenciale në SHBA
BKT
Lajme

Biden apo Trump, Mustafa flet për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se si LDK ‘janë me Amerikën’ dhe në këtë mënyrë nuk përkrahin asnjërin kamp atje në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“Edhe unë edhe LDK’ja jemi për Amerikën. Pastaj jemi që ata të vendosin vetë që kush të jetë president. Asnjë arsye si LDK nuk e kemi për të marrë anë”, thotë Mustafa në emisionin “Debat” të RTK-së.

Sipas tij edhe republikanët edhe demokratët në kohëra të caktuara gjatë historisë kanë ndihmuar Kosovën.

Mustafa foli për takimin e fundit me Joe Biden, kur ky i fundit kishte vizituar Kosovën.

“Na ka pasë kërkuar në mënyrë vendimtare që ne ta përfundojmë çështjen e demarkacionit në Kuvend”, kujtoi Mustafa takimin e fundit me Joe Biden, i cili kishte vizituar Kosovën në cilësinë e zëvendëspresidentit amerikan në kohën e administratës  Obama.

“Për me na çliru na kanë çliru Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për me bo këtë shtet e kanë bërë SHBA’ja sepse kemi pasur deklaratë në Tiranë të presidentit të SHBA’së që i ka parapri pavarësisë”, theksoi Mustafa.

“Sot ne nuk kemi të drejtë që të krijomë një atmosferë në të cilën shprehen dhe flasin kundër SHBA’së dhe BE’së”, shtoi Mustafa.


MË SHUME NGA Lajme