08:00 / 21.10.2020
Ava Max tregon se është përndjekur nga një fans
Ava ka qenë e përndjekur nga një fans.
Këngëtarja Ava Max është shumë e suksesshme në muzikë andaj rreth vetes ka një numër të madh fansash, shkruajnë mediat e huaja.
Madje gjatë një interviste të fundit për “Rain Mag” zbuloi se si një fans e kishte përndjekur.
Ava tregoi se një djalë kishte shkuar disa herë në shtëpinë e saj me buqeta me lule. Ajo tregoi se fansi kishte trokitur dhe kishte kërkuar që të takonte këngëtaren dhe nëna e saj ishte detyruar ta gënjente djalin duke u shtirur se nuk njihte person me emrin Ava.























