09:14 / 21.10.2020
Bebe Rexha rrëmben vëmendje me imazhet e reja pas ndryshimit në dukje
Bebe Rexha erdhi joshëse në fotografitë e fundit.
Bebe Rexha është ndër artistet shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.
Artistja, aktualisht po shijon suksesin e këngës “Baby I’m Jealous”, të cilën e solli në bashkëpunim me Doja Cat.
Në videoklipin e kësaj kënge, këngëtarja u shfaq me dukje të re, pasi ngjyrosi flokët të kuqe dhe duket shumë tërheqëse.
Në fotografinë e fundit, Bebe pozoi me një bluzë të shkurtër të zezë dhe një palë syze të errëta, teksa flokët i kishte të shthurura.
Artistja pranoi komente të shumta nga ndjekësit, të cilët po e pëlqejnë ndryshimin e fundit të saj.























