Tom Cruise xhiron në Venedik skenat e reja të “Mission Impossible 7"
Tom Cruise kërceu nga një varkë gjatë xhirimeve të filmit të ri në Venedik.
Tom Cruise ka vazhduar xhirimet për filmin “Mission Impossible 7”, shkruan The Sun.
Aktori 58-vjeçar u pa duke kërcyer nga një varkë në kanalet e Venedikut, teksa ishte veshur me një kostum e këpucë të zeza.
Xhirimet për këtë film, në të cilin ai luan spiunin Ethan Hunt, u pezulluan në Itali në fillim të këtij viti mes rasteve në rritje të koronavirusit.
Por, Tom tani është përsëri duke punuar në film, në të cilin shfaqet edhe këtë herë si zakonisht.

Aktori ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës gjatë këtij viti, për të xhiruar lidhur me filmin e ardhshëm.

Në fillim të këtij muaji ai u fotografua në Romë, pasi u pa në Norvegji duke përshëndetur fansat nga maja e një treni në lëvizje.

Ai ka kaluar një periudhë të gjatë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku u pa duke arritur me helikopter, para se të hynin në fuqi rregullat e karantinës, për shkak të COVID-19.

Në filmin “Mission Impossible 7”, ku Tom Cruise e luan agjendin Ethan Hunt, merr pjesë edhe Rebecca Ferguson në rolin e Ilsa Faust.























