10:11 / 21.10.2020
Apolloni: Sulmet ndaj ambasadorit Qëndrim Gashi janë ‘nonsense’
Shkrimtari Ag Apolloni, ka deklaruar se sulmet ndaj ambasadorit Qëndrim Gashi janë ‘nonsense’.
“Ai nuk ka shprehur qëndrim kundër muslimanëve, ai ka shpërndarë shkrimin, jo fotografitë. E lexova shkrimin (kronikën) dhe e pashë që aty s’ka asgjë për t’u ofenduar. Po të ishte shkrimi ofendues, ju siguroj që nuk do të mund të botohej në Le Figaro. Pse janë fotot (karikaturat) në gazetë? Sepse për shkak të tyre ka ndodhur vrasja. Por shkrimi nuk i përkrah karikaturat. Nuk e lejon profesionalizmi i redaksisë. Prandaj, lexojeni shkrimin e mos e demonizoni ambasadorin, që na nderon me punën dhe dijen e tij!”, ka shkruar Apolloni në faqen e tij në “Facebook”.























