Dita e 7 e grevës së naftëtarëve: Së shpejti na bashkohen fëmijët
BKT
Shqipëri

Dita e 7 e grevës së naftëtarëve: Së shpejti na bashkohen fëmijët

Nga ambienti ku po zhvillohet greva e naftëtareve, që sot janë në ditën e shtatë të ngujimit, raportohet se gjendja e tyre shëndetësore shfaqet e rënduar.

Bëhet e ditur se për shkak të komplikacioneve shëndetësore, dy nga grevistet janë dërguar në spitalin e Ballshit për të marrë ndihmën mjekësore dhe pas kësaj janë rikthyer sërish në ambientet ku po zhvillohet greva.

Pavarësisht insistimit të mjekëve për ta ndërprerë grevën ato shprehen të vendosura të vazhdojnë.

Sipas raportimit të gazetarit gratë naftëtarë kanë lajmëruar se nuk marrin një përgjigje gjatë këtyre ditëve ato do të thërrasin në grevë edhe fëmijët e tyre.

Dhurata Ali, njëra prej grevisteve në një deklaratë për Euronews Albania tha se gjendja sa vjen e rëndohet.

“Unë sot jam ngritur mund të them me një dhimbje në zemër dhe mpirë krahu komplet, i shikoja shoqet a ishin mirë apo jo dhe nuk ndihesha se bëheshin merak. Të gjitha jemi shumë keq. I bëj një thirrje qeverisë të na nxjerri që këtej, të na japi ato që kërkojmë, kauza jonë është e drejtë. I kujtoj dhe njëherë pagat e prapambetura, rigjallërimin e qytetit, të fillojë punë uzina”,- u shpreh ajo.

Ndërkaq burrat naftëtarë qëndrojnë jashtë ambienteve ku o zhvillohet greva në mënyrë që të jenë mbështetje për gratë.

Pas deklaratës së kryeministrit Rama në Twitter nuk ka pasur më asnjë reagim. Sipas naftëtarëve thirrja e tij ishte thjesht dëshirë për të prishur grevën.


MË SHUME NGA Shqipëri