Shqipëria pret kuadrin e negociatave të anëtarësimit
BKT
Shqipëri

Shqipëria pret kuadrin e negociatave të anëtarësimit

Shqipëria pret kuadrin e negociatave të anëtarësimit, ndërsa janë deklaruar për arritjen e mundshme në nëntor të dokumentit referues me të cilin Shqipëria do të negociojë me Bashkimin Europian, objektivi i Ekzekutivit Europian është aktualisht në provë në procedurat e brendshme.

RTSH ka mësuar datën e mundshme të kalimit të kornizës së negocimit në Këshillin e çështjeve të përgjithshme.

Burime të besueshme diplomatike në Bruksel i thanë atij se procesi i diskutimeve është aktualisht në grupin e punës për negociata e zgjerim COELA që funksionon që nga vitit 2006 me disa procedura paraprake për vendet në proces anëtarësimi. Një parashikim paraprak afron Këshillin për çështjet e përgjithshme të 10 nëntorit si mundësi për të kaluar procedurën, por të njëjtat burime thanë se diskutimet në grupet paraprake janë intensive dhe do të duhet të japin garanci për dokumentin, që miratohet kryesisht pa probleme në Këshill.

Shqipëria, ashtu si edhe Maqedonia e Veriut që presin në të njëjtin stacion për të çelur negociatat e anëtarësimit, do të jenë vendet e para që do të procedojnë me metodologjinë e re duke hapur kapitujt që kanë lidhje me njëri-tjetrin, në grup. Ndërsa presupozohet që kapitujt e parë që hapen janë ata të drejtësisë dhe të drejtave themelore, 23-24, procesi mund të përmbushet më shpejt me vendime brenda vitit për grupin e kapitujve, por dhe mund të rrezikojë me atë që është sanksionuar si kthyeshmëri.

Shqipëria ka qenë vendi i parë që i është dashur të provojë procedura të reja në rrugën drejt BE-së siç ka qenë ajo e ratifikimit në parlamentet e 28 vendeve anëtare të Marrëveshjes së Stabilizim asociimit, proces që zgjati 3 vjet. Maqedonia e Veriut ishte vendi i fundit që e kaloi këtë proces pa pasur nevojën e ratifikimit.

Procesi i kuadrit negociues me Bashkimin Europian është në diskutime intensive në grupet përgatitore. Radio Televizioni Shqiptar ka mësuar datën e mundshme të kalimit të tij në Këshillin Europian për çështje të përgjithshme, një proces ky që konkretizon çeljen e negociatave.


MË SHUME NGA Shqipëri