14:54 / 21.10.2020
Rita përkujton gjyshin e ndjerë me një dedikim në shqip
Rita i bëri dedikim në shqip gjyshit të ndjerë.
Rita Ora është një nga artistet më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, e cila numëron shumë hite në karrierë.
Së fundi, në familjen e Ritës kishte festë, kjo ngase motra e saj, Elena festoi ditëlindjen, por kjo datë rastis me datën e njëjtë me përvjetorin e ndarjes nga jeta të gjyshit të saj.
Me këtë rast, këngëtarja e kujtoi atë përmes një imazhi të vjetër, teksa në shqip shkruan “Gjysh të dua shumë!”.

Pas një kohe të gjatë pauzë nga koncertet e projektet muzikore, Rita Ora pritet që shumë shpejt të rikthehet me këngë të re.
Ajo gjatë këtyre muajve ka punuar me përkushtim për albumin e ri.
























