Në Shqipëri regjistrohen gati 300 të infektuar me Covid-19 në 24 orë
BKT
Shqipëri

Në Shqipëri regjistrohen gati 300 të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë zbuluar 297 raste të reja me Covid-19, ndërsa katër qytetarë kanë humbur jetën.

Aktualisht në dy spitalet Covid po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Listës së të shëruarve në orët e fundit i janë shtuar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend, që prej fillimit të epidemisë.

Ministria thekson se në total janë kryer 111,564 testime, kurse numri i rasteve pozitive ka shkuar mbi 17 mijë. Aktualisht në 12 qarqet e vendit janë  evidentuar 7145 raste aktive, ndërkohë numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 462, njofton euronews.albania.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3505

Durrës              718

Shkodër           494

Fier                   445

Korçë                456

Lezhë                360

Elbasan            313

Vlorë                283

Berat                218

Kukës               175

Dibër                  91

Gjirokastër        87. 

Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të treagojnë kujdes, të mbajnë maskë, të shmangin grumbullimet masive si dhe të respektojnë protokollet shëndetësore anti-covid.


MË SHUME NGA Shqipëri