Ajvazi: Planet e Serbisë s’kanë përfunduar, Gjykata Speciale njëra nga to
Ajvazi ka shtuar se këto plane të Serbisë nuk i sheh ende të përfunduara, diku nisur nga ai që njihet si plani ‘patkoi’.
Fehmi Ajvazi, analist dhe gazetar shumëvjeçarë, në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se ne duhet të ballafaqohemi më të kaluarën, për ato që nuk kemi pasur informacione. “Për një shtet që ne kemi qenë brenda për 100 vjet. Ky shtet ka vepruar në vazhdimësi, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë të sigurisë, përfshirë shërbimet sekrete, ushtrinë, policinë, etj”, ka thënë Ajvazi.
Ai ka përmendur faktin se më 17 tetor të këtij viti është shënuar 121 vjetori i themelimi të mbrojtjes civile serbe dhe 18 vjetori i transformimit të BIA-s serbe, shërbimit sekret serb.
“Disa edhe janë ditur nga këto që po dalin tash. Në një tekst të Naim Malokut unë kam hasur edhe në të dy projekte, siç është projekti ‘gërshërët’ në vitet në 90-ta dhe plani që ka të bëjë shkatërrimin e UÇK-së që lidhet më korrikun dhe gushtin e vitit 1998”, ka thënë ai.
Ajvazi ka shtuar se këto plane të Serbisë nuk i sheh ende të përfunduara, diku nisur nga ai që njihet si plani ‘patkoi’.
“Nuk besoj se plani ‘Kafshimi i Miut’ ka marrë fund me atë ofensivën gusht-shtator të vitit 1998. Këto plane kanë të bëjnë edhe me këto që sot po dalin në pah, diku nisur edhe nga Gjykata Speciale. Në një shkrim që është botuar në Francë, në vitin 2011, Williamson që ishte prokuror i Tribunalit Special e hapi përgjegjësinë ndaj strukturave të UÇK-së”, ka thënë Ajvazi.
Sipas tij, këtu një gjë që shkon: “Schwendiman, ish Prokurori i parë i specializuar i Gjykatës Speciale, në vitin 2018 jep informacione të tjera, ku thotë se ne kemi 70 mijë faqe tekst dhe 6 mijë video. Kjo për mua është jo serioze që një prokuror në një territor prej 10 mijë metra katërorë të mendoj se kanë ndodh të gjitha ato krime të supozuara”, ka thënë Ajvazi. /RTKLive/























