Hoti: Jam i tronditur me vdekjen e Ramadan Musliut
Ka vdekur gazetari Ramadan Musliu. Vdekja e tij ka tronditur kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti ka shkruar se “Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit, kritikut letrar e publicistit tonë Ramadan Musliu. Përveç veprimtarisë krijuese e studimore, Ramadan Musliu dha ndihmesë të dallueshme edhe në fushën e informimit dhe të politikës, një herë si deputet i Kuvendit të Kosovës, e pastaj si këshilltar i ministrit të Kulturës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe lexuesve të tij të shumtë”.
Ramadan Musliu ishte poet, gazetar dhe studiues i lindur në Begunca të komunës Vitia. Ai ishte i lindur më 31 maj 1954 dhe jetonte në Prishtinë Kosovë. Studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniversitare. Krijimtarinë letrare dhe publicistike (gazetareske) e filloi herët.























