09:38 / 22.10.2020
Reali nuk bën pa Ramosin, këto janë faktet
Real Madrid e ka problem të madh të luajë pa Sergio Ramos në mbrojtje.
Kjo është vërtetuar edhe mbrëmë në ndeshjen e parë që ‘Los Blancos’ e zhvilluan në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
13 herë kampionët u mposhtën në shtëpi nga Shakhtar me rezultat 2:3.
Real Madrid ka humbur shtatë herë në tetë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve kur ka munguar Sergio Ramos.
Një prej atyre që dhemb më së shumti është ajo kundër Ajax dy sezone më parë në Ligën e Kampionëve, ku u mposhtën në ‘Santiago Bernabeu’.























