Maluma fotografohet krah të dashurës së re
Maluma është në një lidhje të re dashurie.
Maluma është në një lidhje të re dashurie dhe duket shumë i lumtur, shkruajnë mediat e huaja.
E dashura e re e Maluma është Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së shoubizit. Së fundmi, kolumbiani është fotografuar në Los Angeles me të dashurën e tij, ku shihen se janë veshur matchy-matchy me bluzë me kapuçë ku shkruhet edhe “Hawai”, titulli i këngës së Malumas që bëri namin.

Dhe këngëtari u sigurua që të vihej re se po takohej me të dashurën e re, duke e mbyllur përfundimisht kapitullin me Natalian dhe Neymar. Maluma, e kishte kombinuar bluzën me pantallona të shkurtra të verdha dhe një palë atlete portokalli. Kurse Susan kishte veshur tuta gri, teksa tërhoqi vëmendje me faktin se mbante dorën në xhepin në pjesën e pasme të pantallonave të këngëtarit ndërsa shikonte telefonin e tij.
























