Legjenda e Realit flet në prag të El Clasicos
Njëri nga futbollistët legjendarë të Real Madridit, Guti ka folur para El Clasicos që zhvillohet në fundjavë.
Ish-mesfushori i Relit ka thënë se Reali ka nevojë të nënshkruajë me Neymar dhe Mbappe derisa tallet me Griezmannin e Barcelonës.
“Unë do të nënshkruaja me Neymar dhe Kylian Mbappe për Real Madrid dhe për Barcelonën nuk do të nënshkruaja askënd, vetëm që Griezmann të qëndronte”, tha Guti ndërsa qeshi ndërsa diskutonte për El Clasicon.
“Ka shumë lojtarë të shkëlqyeshëm në këtë lojë, por unë jam duke shkuar për të rinjtë”.
“Me siguri do të jetë Ansu Fati te Barcelona dhe Vinicius Junior te Real Madrid, të cilët mund të bëjnë një ndikim. Ata janë lojtarë shumë të talentuar që do të sjellin shumë në La Liga”, ka shtuar Guti.
Reali dhe Barcelona do të luajnë El Clasicon dhe të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në Ligë.























