“Do të jetë i vështirë çasti kur të pensionohem”

“Do të jetë i vështirë çasti kur të pensionohem”

Lewis Hamiltoni ka folur për të ardhmen e tij, ndërkohë që kontrata me makinën e Mercedesit skadon në fund të këtij sezoni.

Piloti britanik është drejt fitimit të titullit të 7-të kampion bote në Formula 1, ndërkohë që 10 ditë më parë barazoi rekordin e 91 fitoreve në Formula 1 të Michael Schumacherit.

“Më pëlqen kjo që bëj, më pëlqejnë sfidat, më pëlqen të dueloj, më pëlqen të shoh në pasqyrat e makinës. Më pëlqen ky sport, konkurrenca, atmosfera. Do të jetë i vështirë momenti kur ta vendos tërheqjen time nga ky sport”, ka thënë Hamilton.

“Mendoj se kam nga pas skuadrën më të mirë që mund të imagjinoja. Ndihem i frymëzuar nga kjo makinë. Kush mendon se pas kaq shumë kohësh do të isha mërzitur duke pilotuar këtë makinë gabon. Ka harmoni mes nesh dhe i jam mirënjohës të gjithëve”, ka deklaruar Hamiltoni.