Superliga, ja kush kryeson listën e shënuesve

Superliga, ja kush kryeson listën e shënuesve

Janë zhvilluar java e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe pas kësaj jave, golashënuesi më i mirë mbetet Mirlind Daku i cili është duke kaluar formë jetësore me skuadrën e Ballkanit.

Daku në shtatë ndeshje ka shënuar hiç më pak se 14 gola duke i lënë pas shumë futbollistë.

Pas tij renditet Otto John i Prishtinës i cili deri më tani ka shënuar 5 gola në gjashtë ndeshje.

Greca e Marclei i Feronikelit, Rexha i Dritës dhe Thaqi i Ballkanit kane arritur t’i realizojnë nga tre gola.