Ronaldo rezulton pozitiv me Covid-19 për herë të dytë

Ronaldo rezulton pozitiv me Covid-19 për herë të dytë

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 për herë të dytë.

Ylli i Portugalisë kishte udhëtuar për në Itali javën e kaluar, ku ishte liruar nga detyrat me Kombëtaren e Portugalisë pasi që testi i tij për Covid-19 kishte rezultuar pozitivë.

Ai u kthye në Torino në shtëpinë e tij për tu vet-izoluar dhe tani raportohet se Ronaldo ka bërë një tjetër test i cili përsëri ka rezultuar pozitivë.

Pasi nuk u paraqit në ndeshjen me Portugalinë ndaj Suedisë, ai po ashtu mungoi edhe në vikend ndaj Crotones në Seria A dhe së fundmi në Ligën e Kampionëve ndaj Dynamo Kiev. Tani sipas protokollit shtetëror ai do të vet-izolohet përsëri për të paktën dhjetë ditë derisa ta kthejë një test që rezulton negativ.

Ronaldo kishte rezultuar pozitivë me 13 tetor ku sipas rregullores ai do të duhet ta kthejë një test negativ me Covid-19 një javë para se të luaj në ndonjë ndeshje.

Tani me këtë lajm, gjasat e një përballje mes Ronaldos dhe Messit në Ligën e Kampionëve si duket janë të vogla, ku javën tjetër Barcelona udhëton drejt Juventusit në kuadër të grupit G. Kjo do ishte përballja e parë e Messit kundër Ronaldos, që nga edicioni 2018 ku ky i fundit ishte pjesë e Real Madridit para se të kalojë tek Juventusi.

Ronaldo insistoi që kishte ndjekur rregullat edhe pse ka rezultuar pozitiv duke vënë në pyetje rikthimin e tij nga Portugalia në Itali në aeroplan privat.

“Një zotëri këtu në Itali, emrin e të cilit nuk do ta përmend kishte thënë që nuk i kam respektuar rregullat,” tha Ronaldo nga vila e tij në Torino.

“I kam respektuar të gjitha rregullat dhe e kam ndjekur protokollin, dhe do vazhdoj ti respektoj përsëri, me vetëdije time jam i pastër. Çdo gjë që kam bërë deri tani ka qenë e autorizuar,” shtoi ai.