Thiago Silva nuk pendohet për largimin nga PSG

Thiago Silva nuk pendohet për largimin nga PSG

Pas tetë sezonesh, Thiago Silva vendosi të largohej nga klubi i Paris Saint Germain.

Mbrojtësi brazilian nuk rinovoi me ekipin francez, por vendosi të nënshkruaj me klubin  e Chelseat në Premier League.

Një zgjedhje për të cilën 36 vjeçari nuk është penduar. Në një intervistë për “Estadio Interativo”, Silva e pranoi faktin se i pëlqen kjo provojë e re, por në të njëjtën kohë e pranoi që transferimi në Premier League në moshën e tij nuk është një detyrë e lehtë.

“Unë kam qenë në Paris për tetë vjet. Tashmë kam ndryshuar ambient dhe ndihem më i qetë, por nuk do të thotë që nuk kam presion. Presioni është i njëjtë edhe këtu. Kam ardhur për të ndihmuar dhe e pranoj që sfida është e madhe. Normalisht, 36-vjeçarët largohen nga Premier League për të luajtur në liga më të ulëta, ndërsa unë po bëj të kundërtën, por kam besim. Falënderoj Chelsea dhe (Frank) Lampard që më kanë besuar. Do të përgjigjem në fushë, por sfida është e madhe, ” përfundoi Silva.