VIDEO/ Marash Kumbulla debuton me gol në Europa League
BKT
Sport

VIDEO/ Marash Kumbulla debuton me gol në Europa League

Marash Kumbulla debuton me gol në Europa League. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e nisi titullar me Romën kundër Young Boys dhe tani i jep epërsinë ekipit italian.

Pas 74 minutash lojë, qendërmbrojtësi ndëshkoi vendasit me një goditje me kokë dhe për të ky është goli i parë me fanellën e Romës.

Shtatlarti i kombëtares shqiptare kaloi nga Hellas Verona te Roma këtë verë në formë huazimi, ndërkohë që në fillim të sezonit të ardhshëm do të duhet ta blejnë për 30 milion euro.