Rikthehet Adele, këngëtarja së shpejti në skenë

Rikthehet Adele, këngëtarja së shpejti në skenë

Adele po përgatit rikthimin dhe fansat e këngëtares nuk mund të ishin më të kënaqur se kaq.Ajo vetë e dha lajmin përmes një postimi në profiling e saj në Instagram ku shkruante: “Edhe tre ditë kanë mbetur”! 32 vjecarja do të drejtojë Saturday Night Live dhe është tejet e emocionuar.

Ky do të jetë eventi i parë I rëndësishëm në të cilin merr pjesë prej 4 vjetësh qe pas turneut të 2016-tës. Ylli britanik ende nuk ka nxjerrë ndonjë album të ri ne vazhden e atij të përpara pesë viteve, ndaj adhuruesit e saj e presin me padurim cdo të re që mund të mbërrijë prej saj. Për këtë arsye, nuk humbën rastin ta pyesnin mbi projektin e ardhshëm muzikor.

Ndonëse Adele preferoi të mos japë detaje, disa mendojnë se do ta nxjerrë albumin e ri në 30 tetor. Nëse kjo ndodh për Hallouin, atëherë koha do të ishte perfekte sepse do të kishte përpara nëntorin dhe sidomos festat e fundvitit për të realizuar miliona shitje.