Qereti ndoqi nga afër debatin e fundit mes Trumpit dhe Bidenit

Qereti ndoqi nga afër debatin e fundit mes Trumpit dhe Bidenit

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Në debatin që është mbajtur në Universitetin Belmont në Nashville, një nga çështjet që është trajtuar janë ndryshimet klimatike si dhe ruajtja e vendeve të punës në kohë pandemie.

Debatin e ka ndjekur nga afër edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është rrethuar ka Presidenti Donald Trump, duke shprehur mbështetjen e saj për të, edhe për një mandat tjetër si President i ShBA-së.

Këngëtarja shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi nga audienca në debatin e mbrëmshëm.

Ajo e etiketoi Presidentin Trump në një nga fotografitë e mbrëmjes, duke treguar se po mbështet fushatën e tij për vitin 2020.