“Fast and Furious” ndalon tek seria 11

“Fast and Furious” ndalon tek seria 11

Saga “Fast and Furious” do të përfundojë pas dy filmave të tjerë. Sipas asaj që raporton ‘Variety’, kjo mund të jetë edhe një lloj zhgënjimi për fansat të cilët çdo vit presin një seri të re.

Të gjitha filmat që përmbajnë aksion por edhe dramë filluan që të publikohen që në vitin 2001, ku rolin kryesor e kishin aktorët Vin Diesel, Michelle Rodriguez dhe më vonë edhe Paul Walker. Që atëherë, projekti është zgjeruar për të përfshirë tetë vazhdime të njëpasnjëshme, madje jo vetëm kaq por seria e famshme është bërë edhe në versionin e animuar.

Që nga debutimi i parë, seriali ka arkëtuar miliarda në arkën e studios së filmit Universal. Seritë në të cilat përfshihet edhe “Fast & Furious: Hobbs & Shaë” i vitit të shkuar kanë gjeneruar deri më tani rreth 5.7 miliardë Dollarë në tërë botën.

Sipas organizatorëve, edhe dy filmat përmbyllës do të vendosin sërish në qendër Vin Diesel si dhe do të jetë një bashkim i të gjithë aktorëve që kanë luajtur në seritë e para. Të gjithë filmat janë drejtuar nga regjizori Justin Lin, i cili ka realizuar edhe pesë filma të mëparshëm ‘Fast and Furious’, përfshirë pjesën e nëntë. 

‘Fast and Furious 9’ fillimisht i planifikuar për në Maj të këtij viti, por është shtyrë për në Maj të vitit 2021 për shkak të pandemisë.

Në serinë e nëntë do të marrin pjesë edhe aktorët Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Jordana Brewster, Nathalie Emmanuel dhe Helen Mirren. Pjesë e tij mendohet se do të jetë edhe legjenda e WWW-së, John Cena.