Blake Lively dështon me fotoshopin, fotografia bëhet virale

Blake Lively dështon me fotoshopin, fotografia bëhet virale

Blake Lively dhe Ryan Reynolds, një nga çiftet më të famshëm të Hollywoodit, ndanë me miliona ndjekës mesazhin e tyre që njerëzit të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, në postimin e Ryan Reynolds, vëmendjen e morën këmbët e zbathura të aktores.

Pak çaste më vonë, të njëjtën foto ka postuar në Instagramin e saj edhe Lively, e cila, shkruante:

“Ishte hera e parë e Ryan. Ai sigurisht që ishte i frikësuar. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. SHUMË shpejt. Ai qau. Unë bëja sikur qaja. Më pas, ai thërriti gjithë miqtë e tij”, shoqëruar me hashtag-un #VoteEarly.

Pavarsisht mesazhit interesant dhe plot humor, njerëzit vunë re që fotoja tani ka një palë sandale të vizatuara në këmbët e Blake dhe një etiketim të markës “Louboutin” mbi to.

Në pak orë, postimet u bënë virale dhe Twitteri u mbush me komente ironike mbi fotoshopin e dështuar. E gjendur në këtë situatë, aktorja e kaloi situatën me sportivitet dhe për t’i vënë kapakun, rihodhi foton me një palë “këpucë” të tjera.