Përballje interesante në gjysmëfinale të Superkupës
BKT
Sport

Përballje interesante në gjysmëfinale të Superkupës

Sfidat çerekfinale në Reload Superkupë dhuruan shumë emocione, derisa tani është koha për ndeshjet gjysmëfinale, që zhvillohen sonte në Suharekë.

Në takimin e parë do të ballafaqohen Rahoveci dhe Sigal Prishtina. ‘Vreshtarët’ në çerekfinale kishin eliminuar Trepçën, kurse bardhekaltrit mundën Vëllaznimin.

Këto dy skuadra edicionin e kaluar ishin ballafaquar në finale të Superkupës, ku triumfuan prishtinasit, që në këtë edicion po paraqiten me lojtarë vendorë.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale do të ndeshen Ponte Prizreni-Bashkimi, dy skuadrat rivale të qytetit, ku pritet një sfidë shumë interesante. Ponte ka eliminuar Golden Eagle Yllin, derisa Bashkimi skuadrën e Pejës, andaj përballja gjysmëfinale pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe në bazë të Udhëzuesit për Rikthimin në fushat e basketbollit.