Çështja e detit në Hagë, Meta: Kryeministri s’është konsultuar me mua

Çështja e detit në Hagë, Meta: Kryeministri s’është konsultuar me mua

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, thotë se kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me të për të çuar në Hagë çështjen e detit me Greqinë

Në një deklaratë nga Korça, kreu i shtetit ironizoi kryeministrin kur tha se nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm Ilir Meta.

“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë që marrim informacion. Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president është vetëm një, Ilir Meta”, tha kreu i shtetit, njofton Panorama.

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias konfirmoi se çështja e kufirit detar me Greqinë do të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare