Summer Walker i jep fund përfundimisht lidhjes së saj

Summer Walker i jep fund përfundimisht lidhjes së saj

Prej disa kohësh shohim se Summer Walker dhe London on Da track kanë patur një lidhje romantike së bashku, le të themi disi të komplikuar.

U ndanë, u lidhën, u ndanë sërisht dhe u lidhën sërisht. Është episodi i ri që mesa duket i ka dhënë fund lojës.

Summer ka postuar nëj story në llogarinë e saj Instagram, ku qartësisht shpjegon se është single.

Zyrtarisht single lol…Eventualisht duhet të të interesojë pak vetja jote, për mua është më e pakta e mundshme.”

Kohët e fundit Walker dhe London kanë marrë me shumë vëmendje për lidhjen e tyre të rrëmujshme sesa për artin që bëjnë. Gjithmonë ka ndodhur që pas disa ditësh, me raste dhe orësh që ata ndahen, rikthehen sërisht bashkë, gjë që ka bërë fansat të mos besojnë më kur ajo thotë se është single.

E nëse ata do të rikthehen sërish bashkë, kjo ngelet për tu parë. Sidomos pas polemikave që Summer mund të ishte shtatzënë, përplasje, të cilat Summer menjëherë i hodhi poshtë me postimin në Instagram.

“Ju jeni të gjithë shumë të çuditshëm…çfarë dreqin po më thoni? Kush do të ishte ai person, që do të pyeste një të huaj për të konfirmuar nëse jam shtatëzënë. Për më tepër kush do të bëjë një fëmijë me dikë që nuk do të kujdeset kurrë për të? Përgjigjja është asnjë! Thjesht jan fryrë nga të ngrënët, por ju jeni të gjithë të çuditshëm”.