Lista prej 326 emrash i dërgohen kryesisë së PD-së

Lista prej 326 emrash i dërgohen kryesisë së PD-së

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike ka hyrë tashmë në fazën finale.

Pas votimit të emrave nga të gjitha degët e PD-së në vend, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka bërë përzgjedhjen e dytë të listës. Kështu nga 3593 kandidatë të propozuar nga anëtarësia në fazën fillestare, në përfundim kanë mbetur 326 emra që të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Lista në fjalë i është dorëzuar të pretmen paradite kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit. Tashmë emrat finale që do të jenë në listën shumëemërore të PD-së, sipas qarqeve, do të miratohen nga kryesia e PD-së në një prej mbledhjeve të saj. Përzgjedhja e kandidatëve me propozimet e ardhura nga anëtarësia, duke kaluar në sitën e komsionit e më pas në votim nga strukturat, është një procedurë që ndodh për here të parë në forcat politike shqiptare.

Gjatë votimit në degët e PD-së, pati shumë emra që nuk morën mbështetjen e tyre, disa prej tyre figura të spikuatura vitet e fundit si Klevis Balliu./TCH


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare