Veprimi i Metës, PD: Hap i rëndësishëm për paqen parazgjedhore

Veprimi i Metës, PD: Hap i rëndësishëm për paqen parazgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, doli në një deklaratë për mediat për të vlerësuar dekretin e presidentit Ilir Meta që ktheu për rishqyrtim Kodin Zgjedhor, sipas të cilit Meta ka dhënë një mundësi për të rikthyer paqen para zgjedhjeve.

“Opozita e Bashkuar përshëndet aktin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë për Kodin Zgjedhor dhe kërkimin e marrjes së Opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias. E vlerësojmë si hap dhe mundësi e rëndësishme, në drejtim të rikthimit të paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend. Miratimi i Kodit Zgjedhor, si produkt i marrëveshjes së 14 janarit dhe konkluduar me marrëveshjen e 5 qershorit, ishte një arritje madhore e klasës politike në vend, mbështetur fuqimisht nga faktori ndërkombëtar.”

Sipas Bardhit, Meta po përpiqet të rikthejë konsesusin politik dhe të shmanget shkelja e Kushtetutës./VP


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare