Këngëtarja konfirmon ndarjen nga aktori

Këngëtarja konfirmon ndarjen nga aktori

Këngëtarja e famshme, Jessie J dhe aktori, Channing Tatum i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dyvjeçare.

Thashethemet se marrëdhënies së çiftit i kishte ardhur fundi nisën pak kohë më parë, por u konfirmuan nga vetë këngëtarja me një video ku nuk shihet aspak e trishtuar.

Përkundrazi, Jessie J, ka publikuar në Instagram një video duke bërë “twerk”, krahas së cilës shkruan “Jeta beqare në pandemi”.

Më herët, Jessie realizoi këngën “Simply in Love”, të cilën mediat e cilësuan si një dedikim për ish-partnerin e saj. Në të ajo flet për një dashuri ku ndarja erdhi pas çifti nxituan dhe nuk i morën gjërat shtruar.