Ed Sheeran dhuron gjërat e tij personale në ankand bamirësie

Ed Sheeran dhuron gjërat e tij personale në ankand bamirësie

Këngëtari Ed Sheeran ka dhuruar sendet e tij personale në një ankand bamirësie.

Ankandi i bamirësisë u organizua, për të mbështetur të rinjtë në Suffolk, dhe për krijimin e një parku lojërash në Ipswich.

Mes sendeve të dhuruara në këtë ankand ishte teksti i shkruar me dorë i hitit të tij “Perfect”.

Data e përfundimit të ankandit përkon me ditën e fundit të ekspozitës të “Ed Sheeran: Made in Suffolk”, që tregon historinë e tij nga fillimi deri në ditët e sotme e cila zgjat deri ne datën 8 nëntor.