BKH shpall kandidatët fitues

BKH shpall kandidatët fitues

Komisioni i Përzgjedhjes i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka përfunduar procesin e testit për aftësitë fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Janë 103 kandidatë që kanë kaluar këtë fazë dhe në fazën tjetër do t’i nënshtrohen testit të esesë me shkrim.

Testi i esesë do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve më datë 26 tetor, njofton euronews.albania.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare