Balla: Kthimi i kodit hile e presidentit, por Reforma Zgjedhore një sukses!

Balla: Kthimi i kodit hile e presidentit, por Reforma Zgjedhore një sukses!

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, e konsideroi një vonesë hileqare kthimin e nga presidenti Ilir Meta të Kodit Zgjedhor, por premtoi se Reforma Zgjedhore është një sukses që do të kalojë në Parlament.

“Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare! Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur!” tha zoti Balla për gazetarët. Ai shprehu bindjen se “Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do, por të zgjedhe edhe listën e kandidateve që do! Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë! Reforma zgjedhore është sukses! Tani qytetarët nuk do të kenë një votë, por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti” tha numri dy i socialistëve./RTSH


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare