Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve infektohet me Covid

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve infektohet me Covid

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ka dal pozitiv me Covid, lajm të cilin e ka bërë publik vet Dautaj.

Dautaj shkruan se “u bë dita e gjashtë që unë nuk gjendem mes jush, por çdo moment të ditës dhe natës, une jam aty me ju. Sot mora dhe testin, pozitiv”.

“Jam shumë i rënduar nga ana shëndetësose, është kura e 4 e ilaceve që ndërrova sot. Po shoh këto dite qe jane hedhur në veprim për prishjen e grevës, disa krimba që dhe toka nuk i do.

Greva është e grave, ju nëse doni ju qëndroni pranë, vendimin se kur do dalin e marin vetëm ato.

Une dhe nesër të më vije vdekja do jem mes jush. Sic kemi një vit që luftojme bashkë. Veprimi i radhës nëse nuk gjejmë zgjidhje, do çudise botën, dhe ne e mbajmë fjalën. Gjendjuni pranë grave heroina”, shkruan Dautaj.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare