Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen, teksa xhiron klipin në rrugët e Londrës

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen, teksa xhiron klipin në rrugët e Londrës

Ajo ka qenë duke kaluar muaj të tërë me të dashurin e saj, Anwar Hadid në SHBA, gjatë pandemisë COVID-19.

Por, tani Dua Lipa duket se i është rikthyer punës, ndërsa po shihet duke xhiruar klipin e ri në rrugët e Londrës, shkruan Daily Mail.

25-vjeçarja gjatë ditës së sotme (e premte) është fotografuar nga paparacit, ndërsa shkëlqente me dukjen.

Kësaj radhe ajo ka vendosur të t’i prejë balluket, ndërsa për makijazh ka shkuar me ngjyra më të errëta.

Një bluzë të zezë Dua e ka kombinuar me këmishë të bardhe, kurse në pjesën e poshtme mbante pantallona prej lëkure.

Teksa po shkëlqente me dukjen, këngëtarja e njohur në dorë është parë me një palë këpucë.

Lipa para disa ditësh kishte paralajmëruar që projekti i ri është duke ardhur, teksa po jep vazhdimisht detaje të vogla.