Lushtaku: Vjedhja e 2 milionë eurove u organizua nga MF-ja

Lushtaku: Vjedhja e 2 milionë eurove u organizua nga MF-ja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka mbajtur konferencë për medie.

Mërgim Lushtaku nga kjo parti, përmendi vjedhjen e mbi 2 milionë eurove në Thesarin e Shtetit. E ka akuzuar Ministrinë e Financave dhe ministren Hykmete Bajrami, se e kanë organizuar këtë vjedhje.

“Si opozitë jemi duke denoncuar gjithë problemet në Kosovë. Ditëve të fundit vendi është ballafaquar me krimin më të madh. Ky është krim i organizuar. Hoti e Bajrami po mundohen t’i ikin përgjegjësive. Vjedhja e 2 mln eurove është krim i organizuar nga Ministria e Financave. Me lajmet që po dalin Bajrami duhet të japë domosdoshmërisht dorëheqje. Nga qeveria Hoti, po mundohen ta përfshijnë PDK-në”.

“Nëpër portale është përmendur ortaku im, kjo është gënjeshtër. Dua t’ju informoj, se kam qartësuar se ky nuk është ortaku im. Kjo është tendencioze, pasi kanë pasur për qëllim të njollosin emrin tim. Ne kërkojmë që të arrestohet e dënohet çdo individ i përfshirë. Si PDK kërkojmë që të qëndrojnë larg hetimeve”, tha Lushtaku