Selmanaj: Pritje miqësore e institucioneve të Maqedonisë së Veriut

Selmanaj: Pritje miqësore e institucioneve të Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, e ka vlerësuar si miqësore pritjen e institucioneve të Maqedonisë së Veriut ndaj delegacionit kosovar përgjatë takimit që patën sot të dyja palët.

Selmanaj, në Facebook, ka thënë se si përmbledhje e gjithë bisedimeve të këtyre takimit do jenë projekte të përbashkëtat në të gjitha fushat.

“Pritje shumë miqësore nga udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, për delegacionin e Republikës së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Hoti. Projekte të përbashkëta zhvillimore dhe bashkëpunimi ndër- shtetëror në të gjitha fushat ishte konkluzioni i përbashkët i të gjitha takimeve.

#vazhdojmë…”, ka shkruar zëvendëskryeministri në llogarinë e tij.